Në Itali ka shumë alternativa

Futboll

Në Itali ka shumë alternativa

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 19:50
Antonio Conte

Antonio Conte mori një vit pushim pas përvojës së tij tek Tottenham, megjithatë verën e ardhshme tekniku është gati të kthehet në pankinë me dëshirën e tij të zakonshme për të fituar.

E pa dyshim italiani do të jetë një nga trajnerët më të kërkuar, profili ideal për t’i besuar një projekt të ri fitues.

Për Conten nuk do të mungojnë alternativat, duke qenë se disa klube të mëdha evropiane do të ndryshojnë drejtimin teknik.

Në Itali, dyert e Juventusit, Milanit, Romës dhe sërish Napolit mund të hapen gjerësisht për Conten. Ka edhe disa mundësi në Evropë. Pankina më e lakmuar është ajo e Real Madrid, që do të mbetet bosh nga Carlo Ancelotti.

Në Premier League duket e vulosur e ardhmja e Erik Ten Hag te Manchester United. Edhe në Bundesligë pankina e Thomas Tuchel te Bayern nuk shfaqet edhe aq solide, i tronditur pas eliminimit të bujshëm nga Kupa e Gjermanisë.

Pa harruar PSG: Luis Enrique ka kontratë deri në vitin 2025. Por pa fitoren e Champions League dhe me lamtumirën e mundshme të Kylian Mbappe nën Kullën Eiffel, një tjetër revolucion teknik mund të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat