De Bruyne thotë se nuk e di datën e rikthimit

Futboll

De Bruyne thotë se nuk e di datën e rikthimit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 12:55
De Bruyne

Kevin De Bruyne ka thënë se nuk e di datën se kur do t`i rikthehet prapë fushës së futbollit.

Belgu u lëndua në finalen e Champions League kundër Interit dhe trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola duke përmenduar vitin 2024 si opsion kthimi, kishte thënë se është një lëndim për shkak të mbingarkesës së ndeshjeve. 

Mesfushori i Cityt është shprehur se deri më tash çdo gjë po shkon si duhet përjashto mungesën e informacionit se ku do të kthehet. 

“Kam tre muaj që jam i dëmtuar dhe po bëjmë gjithçka siç duhet, gjithçka po shkon sipas planit, por nuk më kanë dhënë një datë për kthimin tim, se kur mund të luaj sërish futboll”, ka thënë  De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat