Publikohet kalendari për fazën e 1/8-ave, rikthehen të mëdhatë

Futboll

Publikohet kalendari për fazën e 1/8-ave, rikthehen të mëdhatë

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Kupa e Italisë/ Publikohet kalendari për fazën e 1/8-ave, rikthehen të mëdhatë

Kupa e Italisë hyn në fazën më të nxehtë, atë të 1/8-ave, ku në fushë zbresin edhe emrat e mëdhenj të futbollit si Interi, Milani, Juventusi, Roma, Lazio, etj.

Kjo fazë do të startojë të martën e 5 dhjetorit me ndeshjen Lazio-Genoa, teksa grupi i 8 çerekfinalisteve do të kompletohet vetëm më 4 janar, pas sfidës mes Juventusit dhe Salernitanës.

Të gjithë ndeshjet e kësaj faze të Kupës së Italisë, deri në finalen e madhe, por edhe Superkupën e Serinë A, do të mund t’i ndiqni vetëm në ekranin e SuperSport…

Kalendari i fazës së 1/8-ave:

Lazio-Genoa, 5 dhjetor, ora 21:00

Fiorentina-Parma, 6 dhjetor, ora 21:00

Napoli-Frosinone, 19 dhjetor, ora 21:00

Inter-Bologna, 20 dhhetor, ora 21:00

Milan-Cagliari, 2 janar, ora 21:00

Atalanta-Sassuolo, 3 janar, ora 18:00

Roma-Cremonese, 3 janar, ora 21:00

Juventus-Salernitana, 4 janar, ora 21:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat