Tuchel flet për tensionet mes tij dhe skuadrës së Bayernit

Futboll

Tuchel flet për tensionet mes tij dhe skuadrës së Bayernit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 17:19
Tuchel.

Eliminimi nga Kupa e Gjermanisë ka bërë që Bayern Munich vazhdimisht të jetë në qendër të mediave.

Bayerni u eliminua nga skuadra e ligës së tretë gjermane, Saarbrucken, e cila mposhti kampionin e Bundesligas 2:1.

Pas kësaj humbje turpëruese, flitej se ka probleme brenda klubit, respektivisht mes trajnerit dhe lojtarëve.

Tani, kësaj i është adresuar vetëm Tuchel.

“Brenda, gjithçka është mirë, ndryshe këtu nuk do të mund ta vazhdonim sezonin në mënyrën se si po e bëjmë. Është e rëndësishme të jemi të qetë dhe të jemi të bashkuar. Jam pjesë e një skuadre dhe e një klubi të madh”, tha Tuchel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat