Matthaus kundër Tuchel: Nuk mund të lësh një lojtar si Harry Kane në stol

Futboll

Matthaus kundër Tuchel: Nuk mund të lësh një lojtar si Harry Kane në stol

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 20:27
Lothar Matthaus.

Humbja nga “diletantët” e Saarbrucken, në Kupën e Gjermanisë nuk është pritur mirë jo vetëm nga futbolldashësit e drejtuesit e klubit “bavarez”, por edhe nga shumë “legjenda” të Bayern Munich, ku ndër është dhe ish-mesfushori, Lothar Matthaus.

Në një koment të shkurtër për mediat, të bërë këtë të premte, Matthaus është shprehur se nuk ka asnjë kuptim që lojtarët më të mirë të presin në stol dhe t’u serviren minuta sporadike, aq me keq në rastin e Harry Kane.

“Tuchel luajti “kumar” me Saarbrucken. Po të isha në vendin e tij do të hidhja në fushë nga minuta e parë lojtarët më të mirë dhe do t’i zëvendësoja nga minuta e 60’-të.

Të neglizhosh Harry Kane nuk është e lehtë dhe ja rezultati”,- u shpreh Matthaus për prestigjiozen “BILD”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat