Parashikimet u përmbushën dhe Leo Messi fitoi “Topin e Artë” të vitit 2023, i teti në karrierën e tij të jashtëzakonshme. Ylliargjentinas tashmë e ka lënë shumë prapa konkurrentin e tij më të madh, Cristiano Ronaldon, i cili ka pesë trofe të tillë.
Messi ishte ylli i Kupës së Botës 2022 në Katar dhe, me ndryshimin e rregulloreve, sukseset tani numërohen sipas sezonit, jo vitit kalendarik. Prandaj, bilanci është kthyer në favor të tij si fitues i Kupës së Botës, mbi të gjitha. Në nivel klubi, ai fitoi Ligue 1 me PSG, ndërsa tek Inter Miami ka pasur një ndikim të madh që nga shkuarja atje, korrikun e këtij viti.
Tashmë janë mësuar edhe pikët që ka marrë secili konkurent për këtë çmim prestigjioz të këtij viti, që u fitua nga Lionel Messi, i ndjekur nga Haaland dhe Mbappe në podium. Kjo ishte lista e plotë e votave (pikëve, në fakt):
1. Lionel Messi – 462 vota (pikë)
2. Erling Haaland – 357 vota
3. Kylian Mbappé – 270 vota
4. Kevin De Bruyne – 100 vota
5. Rodri – 57 vota
6. Vinicius Jr. – 49 vota
7. Julian Alvarez – 28 vota
8. Victor Osimhen – 24 vota
9. Bernardo Silva – 20 vota
10. Luka Modric – 19 vota
11. Mohamed Salah – 13 vota
12. Robert Lewandowski – 12 vota
13. Yassine Bounou – 10 vota
14. Ilkay Gündogan – 8 vota
15. Emiliano Martinez – 7 vota
16. Karim Benzema – 6 vota
17. Khvicha Kvaratskhelia – 6 vota
18. Jude Bellingham – 5 vota
19. Harry Kane – 4 vota
20. Lautaro Martinez – 4 vota
21. Antoine Griezmann – 4 vota
22. Min-jae Kim – 3 vota
23. André Onana – 2 vota
24. Bukayo Saka – 1 votë
25. Josko Gvardiol – 1 votë
26. Jamal Musiala – 0 vota
27. Nicolo Barella – 0 vota
28. Randal Kolo Muani – 0 vota
29. Martin Ödegaard – 0 vota
30. Ruben Dias – 0 vota