Atalanta - Inter, ja si pritet të luajnë dy skuadrat

Futboll

Atalanta - Inter, ja si pritet të luajnë dy skuadrat

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:57
Gjimshiti

Do të jetë një ndeshje e rangut të lartë, ajo që do të zhvillohet sot në Bergamo, ku Atalanta do të presë Interin. Në fakt, do të jetë njëlloj “derbi shqiptar”, sepse në radhët e dy skuadrave luajnë dy prej kuqezinjve më të rëndësishëm.

Berat Djimsiti pritet të jetë titullar për vendasit, ndërsa Kristjan Asllani pret minuta gjatë zhvillimit të lojës, me gjasë në pjesën e dytë.

Në fakt, forca e katërt e kampionatit (me 19 pikë) dhe liderët e Serie A (me 25 pikë) do të përballen në një sfidë që do të vendosë jo pak për kreun pas kësaj jave.

Nëse Interi, i cili është i freskët nga dy fitore radhazi (tri në katër ndeshjet e fundit) synon të mbrojë epërsinë, Atalanta, pas një fillimi të përzier, është qetësuar dhe do të dalë në fushë duke e ditur se ekziston mundësia jo vetëm për të mbajtur në distancë rivalët, të cilët ia kanë vënë syrin 

pamposhtur në shtëpi.

Për Gasperinin, dyshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe pjesën e jashtme në të djathtë. Toloi dhe Scalvini (favoriti) janë në garë për një vend në treshen e mbrojtjes, që do të plotësohet nga Gjimshiti dhe Kolasinac, ndërsa “balotazhi” në krah ka të bëjë me Zappacosta dhe Hateboer. Në sulm, Scamacca do të jetë “strumbullari” qendror i një tresheje të kompletuar nga Koopmeiners (i vendosur në një pozicion më të avancuar) dhe Lookman.

Në letër ka “balotazhe” edhe për Simone Inzaghin. Në fakt, në mbrojtje, mes Pavard dhe De Vrij (që duket se do ta nisin nga minuta e parë) do të veprojë njëri prej Acerbit dhe Bastonit. Në mesfushë, Frattesi konkurron për një fanellë me Mkhitaryan, ndërsa në të majtë Dimarco duket se ka avantazhin ndaj Carlos Augusto.

Ja formacionet e mundshme:
ATALANTA (3-4-3): Musso; Scalvini, Gjimshiti, Kolasinac; Zappacosta, De Roon, Ederson, Ruggeri; Koopmeiners, Scamacca, Lookman.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat