Milani tani tenton mbrojtësin e Arsenalit

Futboll

Milani tani tenton mbrojtësin e Arsenalit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:26
Kivior

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri për janarin dhe ndër profilet e ndjekura me vëmendje nga drejtuesit kuqezi është edhe ai i Jakub Kivior.

Ish-lojtar i Specias ka qenë një objektiv i “djallit”, por luan për Arsenalin që nga janari 2023.

Aktualisht nuk po e gjen hapësirën e madhe në Londër, por mbetet për t’u parë nëse në javët në vijim “Topçinjtë” do të jenë të hapur ndaj transferimit të mundshëm të polakut në formë huazimi, ndoshta me një opsion blerjeje, pasi e kanë blerë 25 milionë euro më pak se një vit më parë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se kuqezinjtë do të nisin kontaktet me homologët anglezë, pasi edhe trajneri Pioli ka dhënë alarmin për nevojën e tij në mbrojtje.

Ndërkohë Huan Kivior vijon të jetë “mollë sherri” mes Milanit dhe Betisit të Seviljës.

Klubi spanjoll synon rinovimin e kontratës që skadon në fund të sezonit, ndërkohë që kuqezinjtë synojnë të rrëmbejnë mbrojtësin e majtë në merkaton e dimrit duke derdhur një dëmshpërblim simbolik në arkat e andaluzëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat