Dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë kundër njëri - tjetrit

Futboll

Dy futbollistët shqiptarë shkëlqejnë kundër njëri - tjetrit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:58
Pamje nga ndeshja

Një sfidë me gjashtë gola ishte ajo mes Istanbulsporit dhe Pendiksporit në Superligën turke, ku protagonistë ishin Eduard Rroca dhe Endri Çekiçi.

Ish-i i Kukësit asistoi për golin e parë të skuadrës së tij në minutën e 40’, teksa në minutën e 89’ shënoi golin e dytë për Istanbulsporin.

Nga ana tjetër, Çekiçi asistoi golin e dytë të Pendiksporit që u shënua nga Uelinton.

Në fund ai që festoi ishte pikërisht Çekiçi, me skuadrën e tij që fitoi me rezultatin 2:4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat