Kuqezinjtë favoritë, shtëpia u sjell fat ndaj bardhezinjëve

Futboll

Kuqezinjtë favoritë, shtëpia u sjell fat ndaj bardhezinjëve

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Udineze fitoi në ndeshjen e fundit në Serinë A kundër “djallit”, pas një serie prej 6 sfidash radhazi pa sukses (3B, 3H); hera e fundit që bardhezinjtë arritën dy suksese radhazi kundër Milanit në kompeticion ishte në vitin 2017.

Ekipi i Piolit ka qenë i pamposhtur në 15 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Udinezes në Serinë A (9F, 6B): suksesi i vetëm i friulianëve, pikërisht në të vetmen nga këto sfida ku kuqezinjtë nuk gjetën golin, është 1-0 e datës 11 shtator 2016, e nënshkruar nga Stipe Perica.

Ajo e Gabriele Çiofit është e vetmja skuadër kundër së cilës Milani, që kur është nën drejtimin e Stefano Piolit, ka shënuar dhe pranuar gjithmonë gola në Serinë A (13 të shënuar dhe 11 të pësuar në 7 përballjet e mëparshme).

– “Djalli” ka humbur vetëm dy nga 25 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër kundërshtarëve që zinin katër pozitat e fundit në tabelë në fillim të ditës (F18, B5): megjithatë, të dyja humbjet erdhën në 2023, 2-5 kundër Sasuolos më 29 janar dhe 0-2 kundër Specias në 13 majin e kaluar.

– Udineze është skuadra e katërt që ka barazuar të paktën 7 nga 10 ndeshjet e para të luajtura në një sezon të Serisë A në epokën e tri pikëve për një fitore (3H), pas Barit 1998-‘99 (7), Interit 2004-‘05 (8) dhe Kaljari 2006- ‘07 (7); Të tria këto skuadra përfunduan edhe javën e 11- të të sezonit me një “X” (barazim).

– Ekipi i Piolit ka fituar 6 nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A, edhe pse ka humbur atë më të fundit, 0-1 kundër Juventusit; Hera e fundit që kuqezinjtë nuk e gjetën rrjetën në dy ndeshje radhazi në shtëpi në kampionat ishte në janar 2020, ndërsa rasti më i fundit në të cilin humbën dy ndeshje radhazi në “San Siro” ishte në shtator 2019, me Marko Xhampaolon në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat