Strakosha me Brentfordin gjunjëzojnë West Hamin

Futboll

Strakosha me Brentfordin gjunjëzojnë West Hamin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:59
Brentford

Brentford ka arritur tre pikë shumë të vlefshme para shikuesve të vet. 

Skuadra e Brentford e ka gjunjëzuar me rezultat 3:2 West Ham-in.

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha, është aktivizuar nga minuta e 46-rë, duke iu gëzuar fitores.

Për Brentford shënuan Maupay (12'), Mavropanos (55' - autogol) e Collins (70') dhe për West Ham Kudus (19') e Bowen (26').

Brentford është në vend të 9-të me 16 pikë dhe ka dy më shumë se West Ham që gjendet dy pozita më poshtë pas 11 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat