Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

Futboll

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:13
Ibrahimoviç

Arijon Ibrahimoviç ka filluar shkëlqimin në futbollin italian me fanellën fanellën e Frosinones.

Sulmuesi me pasaportë gjermane ka luajtur në tre ndeshje në Serie A si zëvendësues, derisa në Kupën e Italisë u paraqit si titullar ndaj Torinos ku realizoi edhe një gol.

17-vjeçari është huauzar te Frosinone nga Bayern Munich, por klubi nga kryeqyteti italian ka një klauzolë për ta blerë atë në fund të sezonit për vetëm 3,5 milionë euro.

Sipas asaj që ka raportuar Gianluca Di Marzio, kjo shifër është vetëm 3,5 milionë euro, një shumë e përballueshme nga klubi italian dhe mëse e justifikuar nëse lojtari vazhdon të shfaqë aftësitë e tij në këto nivele.

Por nga ana tjetër, edhe Bayerni nuk dëshironte që të hiqte dorë nga futbollisti. Për këtë arsye, ka vendosur një klauzolë për “riblerjen”, nëse Frosinone në qershor vendos të paguajë për të marrë përfundimisht lojtarin.

Klauzola është relativisht e lartë, pasi për ta kthyer në Allianz Arena në verën e vitit 2024, Bayerni duhet të paguajë 11 milionë euro, ndërsa një vit më vonë, kjo shumë shkon në 14 milionë euro.

Shifra të larta, që tregojnë edhe një herë se sa besim kanë klubet në fjalë se Ibra shqiptar do ia dalë dhe se goli i shënuar ndaj Torinos në Kupë, është vetëm i pari i shumë të tillëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat