Sudakov, Turam dhe Hojbjerg në listën e dëshirave të bardhezinjve

Futboll

Sudakov, Turam dhe Hojbjerg në listën e dëshirave të bardhezinjve

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:31
Logo e Juventusit

Juventus po kërkon të rikthehet si një skuadër e madhe, jo vetëm në pretendimet për të fituar titullin kampion në Serinë A, apo dhe Kupën e Italisë, por edhe në merkato.

Ideja është përforcimi i skuadrës së trajnerit Alegri që nga janari, ose thënë më saktë në merkaton e dimrit, ndërsa tanimë nuk mungojnë as piketimet. Për këtë çështje në mëngjesin e së shtunës është folur e shkruar dhe në “Corriere dello Sport”, sipas së cilës bardhezinjtë kanë vënë në planet e tyre të paktën tre lojtarë.

Bëhet fjalë për ukrainasin Georgi Sudakov, 21-vjeçari që luan me Shaktar Donetsk.

Më pas për francezin e artë Kepren Turan, ndërsa mesfushori 22-vjeçar luan me Nisën. Dhe i fundit në listën e dëshirave të Juventusit është Pierr-Emili Hojbjerg, 28-vjeçari që luan për Totenhemi. Të paktën shifra që duhet shpenzuar për këta futbollistë është 30 – 40 milion euro.

Hojbjerg të paktën paraqet lojtarin prototip që Alegri ka në mendje për të plotësuar mesfushën e “Zonjës së Vjetër”, një përforcim që vlen edhe si gjysëm-sulmues, por dhe si lojtar krahu. Shifra e kërkuar nga Totenhemi për të lënë të lirë Hojbjerg është 30 milion euro.

Sudakov pëlqehet shumë, por shifra e kërkuar nga Shaktar Donetsk është 40 milion euro. Por janë po 30 milion euro të kërkuar nga Nisa për Turam. Pra Juventus do të duhet të shpenzojë në janar 100 milion euro për të forcuar skuadrën e për ta kthyer në nivele të larta jo vetëm në Itali/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat