Ademi me dy gola “shembi” Pelisterin!

Futboll

Ademi me dy gola “shembi” Pelisterin!

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:40
Ademi

Skuadra e Besës së Dobërdollit  arriti të festojë në derbin me Pelisterin në Manastir me 1:2 (0:1) dhe kështu siguroi pozitën e liderit në tabelën në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.

Heroi i ndeshjes ishte Fiton Ademi, i cili i shënoi të dy golat në rrjetën e të “gjelbërve”.

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Simeo Hristov. Ndeshja ishte plot emocione dhe shanse, ku me karton të kuq në kohën shtesë u ndëshkua trajneri i mysafirëve Aleksandar Tanevski.

Besa pas këtij triumfi ka 28 pikë, pesë më shumë se Detonit Plackovica dhe shtatë më shumë se Pelisteri. Në javën e ardshme, Besa udhëton në Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat