Shoqata e trajnerëve në Itali jep alarmin

Futboll

Shoqata e trajnerëve në Itali jep alarmin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:58
Perondi

Françesko Perondi, nënkryetar i AIAC (shoqatës së trajnerëve), edhe për trajnerët atletikë ka një ide, provokuese deri diku. “Besoj se duhet t’i vendosim një kufi angazhimit të vazhdueshëm të një futbollisti.

Një numër i caktuar ndeshjesh radhazi, duhet të jetë e detyrueshme që të lejohen dy ose tri ditë pushimi.

Në ditët e sotme luhet me më pak se katër ditë ndërmjet një ndeshjeje e një tjetre, duke i ekspozuar lojtarët ndaj një norme më të lartë dëmtimi.

Mjedisi e ndërlikon jetën e lojtarëve dhe futbolli kërkon gjithmonë nivel sforcoje të lartë, pa llogaritur rikuperimin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat