​Lëndohet ylli i Interit

Futboll

​Lëndohet ylli i Interit

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:27
Benjamin Pavard

Fitorja e madhe ndaj Atalantës me rezultat 2-1 nuk kaloi pa një kosto për Interin.

Benjamin Pavard u largua nga fusha pasi pësoi një ndrydhje në gjurin e majtë.

“Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodhi me Pavard, pasi kapaku i gjurit u largua nga pozicioni dhe u kthye përsëri. Mjekët do të marrin kohën e tyre për të bërë të gjitha analizat, por kam frikë se do ta humbasim për një kohë., ka thënë Inzaghi pas ndeshjes.

Kjo fitore konsolidon vendin e Interit në krye të tabelës së Serie A dhe i lejon ata të fokusohen në udhëtimin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve në RB Salzburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat