Egbo: Jemi Prishtina, sidomos në shtëpi nuk duhet diskutuar fitorja!

Futboll

Egbo: Jemi Prishtina, sidomos në shtëpi nuk duhet diskutuar fitorja!

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Emmanuel Egbo

Kryetrajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, sot kërkon tre pikë në duel me Llapin e Podujevës, në takimin që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja zhvillohet nën dritat e reflektorëve, 19.00.

Egbo tha se janë Prishtina, sidomos në shtëpi nuk duhet diskutuar fitorja!

"Kam filluar të njoh më mirë ekipin dhe gradualisht do të vijmë te filozofia e lojës që unë dua, të jemi të fokusuar, si nga ana taktike, po ashtu edhe kur të jemi në rreshtim ofensivë apo defensivë dhe sidomos duke mësuar nga gabimet e ndeshjes së fundit", tha Egbo.

Kryetrajneri i Prishtinës tha se Llapi ka ekip të mirë: "Llapi është ekip i mirë, nuk diskutohet, nuk janë rastësisht të tretë në klasifikim, ekip që ka lojtarë të mirë dhe ka organikë brenda saj.

Por, organikë të mirë ka edhe Prishtina, futbollistët e së cilës duhet të kuptojnë që luajnë për Prishtinën, dhe në shtëpi, sidomos, fitorja nuk duhet diskutuar duke shpresuar dhe pasur besimin në zot që në fund ne do të jemi skuadra triumfuese".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat