Ramos: Isha afër United, babai është tifoz i zjarrtë i tyre

Futboll

Ramos: Isha afër United, babai është tifoz i zjarrtë i tyre

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 11:35
Sergio Ramos

Sergio Ramos u rikthye te Sevilla, ekipi i tij i zemrës.

Mbrojtësi andaluzian fitoi gjithçka me Realin e Madridit dhe kombëtaren e Spanjës, teksa së fundmi ka zbuluar një prapaskenë merkatoje.

Ishte viti 2014, Ramos luante me “Los Blancos” dhe në sulm për shërbimet e tij u hodh Manchester United.

“Po, isha afër kalimit tek United në vitin 2014. Babai im është tifoz i zjarrtë i United, por unë qëndrova aty ku duhej të qëndroja, te Reali.

Pavarësisht gjithçkaje, unë ruaj admirimin tim për klubin e United, për Premier League dhe për lojtarët e kampionatit anglez.

Sepse ritmi i lojës është i ndryshëm dhe është një kampionat ku të gjithë mund të mësojnë shumë.

Nuk u largova sepse isha i lumtur në Madrid, njësoj siç jam tani i lumtur te Sevilla”, deklaroi 37-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat