Rabiot: I lumtur që kam nënën time agjente

Futboll

Rabiot: I lumtur që kam nënën time agjente

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:59
Rabiot

Mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot ka folur për mediet italiane për marrëdhënien me agjenten e tij, Veronique Rabiot, që është nëna e tij.

Adrien theksoi se ndjehet shumë mirë që ka për agjente nënën e tij, pasi sipas francezit askush nuk mund t’i përfaqësojë më mirë se e ëma interesat e tij.

“Në përgjithësi, nëse nuk kam kërkesa specifike që ndoshta duhet t’i diskutojmë së bashku paraprakisht, unë mbështetem në mënyrën e saj të negociatave, duke ditur personalitetin dhe karakterin e saj.

Nuk gjej asgjë të keqe me faktin që një prind është prezent dhe mendoj se është më e sigurt për një klub të dijë se një nga lojtarët e tij nuk është në mëshirën e të huajve apo agjentëve me prioritete të tjera.

Nëse do të kisha fëmijë edhe unë do të shkoja t’i ndiqja vetë nga afër”-theksoi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat