Zgjidh problemet në sulm

Futboll

Zgjidh problemet në sulm

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 13:24
Gabriel Barbosa

Mançester Junajtid është në telashe pasi për momentin nuk ka asnjë sulmues në shifër të dyfishtë golash.

Rashford deri më tani ka rrealizuar vetëm një gol ashtu si Alehandro Garnacho and Antoni Marsial ndërsa Rasmus Hojlund ka festuar tri herë.

Duke parë situatën në të cilën ndodhen sulmuesit, drejtuesit e klubit kanë menduar të gjejnë një zgjidhje në merkaton e janarit ku mendohet se do të afrohet sulmuesi i Flamengos, Gabriel Barbosa.

Për të bindur ekipin brazilian, Junajtid është duke menduar që të fusë si pjesë të ofertës edhe një huazim 6-mujor të Antonisë (kushtoi 95 milionë euro).

Sa i përket sulmuesit 27-vjeçar, ai ka shënuar këtë sezon 18 gola në të gjithë kompeticionet në Brazil ndërsa ka një klauzolë shitjeje prej 25 milionë eurosh në kontratën, e cila i skadon në 2024-ën.

Nëse Junajtid do të tundonte Flamengon që të hiqte dorë nga shërbimet e Barbosës atëherë për këtë të fundit do të bëhej fjalë për një rikthim në Europë. Ai më parë ka qenë pjesë e Interit dhe Benfikës.

Në aventurën zikaltër ai shënoi një gol në 183 minuta të luajtura ndërsa me klubin portugez numëron gjithashtu vetëm një gol në 164 minuta të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat