Berhami: Ky është problemi i madh që ka Leao

Futboll

Berhami: Ky është problemi i madh që ka Leao

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Leao

Milan-i po kalon një moment të vështirë në Serinë A dhe në Champions League.

Humbja e pësuar të shtunën në mbrëmje kundër Udinese-s ka qenë një goditje e rëndë për milanezët dhe i ka laraguar ata nga kreu i renditjes, me Inter-in që tani është gjashtë pikë larg.

Situata nuk është më e mirë edhe në Champions League, me skuasdrën e Pioli-t që ka marrë dy barazime dhe një humbje në tri ndeshjet e para të grupit pa shënuar asnjë gol.

Përveç trajnerit Pioli, një nga më të kritikuarit nga tifozët dhe analistët është Rafael Leao, i cili nuk ka shkëlqyer as në ndeshjen kundër Udinese-s.

Për portugezin ka folur edhe Valon Berhami, duke mos i kursyer kritikat në një intervistë të dhënë për DAZN:

“Të gjithë kampionët mbulohen nga dy ose tre kundërshtarë kur kanë topin dhe ai nuk është në gjendje të kërkojë dhe të gjejë hapësira. Ka shumë ulje-ngritje gjatë ndeshjes”, ka thënë Berhami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat