Ajax bindi

Futboll

Ajax bindi

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 18:55
Ajax

Trajneri John van’t Schip duket se ka nisur të bëjë kthesën te skuadra e Ajax, ndërsa edhe në takimin e dytë nën drejtimin e tij ka marrë pikët e plota.

Ajax bindi me rezultatin 4:1 ndaj Heerenveen, në takimin e raundit të 11-të të Eredivisie.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’ nga Bergwijn, teksa në minutën e 42’ Brobbey shënoi golin e dytë për vendasit.

Miqtë provuan të reagonin dhe ia dolën që të ngushtonin diferencën në minutën e 45+1’ me Brouëers.

Megjithatë Akpom shënoi golin e tretë për Ajax-in në minutën e 84’ dhe vulosi sfidën, duke shënuar golin e katërt në minutën e 90+2’.

Kështu efekti i van’t Schip u ndje menjëherë te Ajax, që pas javës së 11-të ngjitet në vend të dhjetë, teksa Heerenveen renditet në vend të 13-të me dhjetë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat