KF Shkëndija nderon ish - lojtarin Ibush Asani

Futboll

KF Shkëndija nderon ish - lojtarin Ibush Asani

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:00
Ibush Asani në mes

6 nëntor – Ishlojtari i i gjeneratës së parë të KF Shkëndija nga Haraçina, Ibush Asani dje ka pranuar një fanellë të klubit të tij të zemrës KF Shkëndija.

Kjo ceremoni modeste ka ndodhur para fillimit të ndeshjes kampionale me Bashkimin e Lubotenit në Hasanbeg të Shkupit.Ibush Asani sot 73 vjec i takon gjeneratës së parë të KF Shkëndija në vitin 1977, kur është themeluar.

Ai kishte luajtur me numrin 3, si mbrojtës i majtë, fanellë që ia ndau si dhuratë kryetari i klubit Isuf Bajrami.

Ibushi u ndje shumë i emocionuar, duke i falënderuar për respektin.

Ai nuk e lëshon pa e ndjek asnjë ndeshje të Shkëndijës, qoftë si vendës ose mysafirë. Asani është i bindur se Shkëndija do tëngjitet në Ligën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat