Ballkani në Kazakistan

Futboll

Ballkani në Kazakistan

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:12
Ballkani

FC Ballkani është nisur për në kryeqytetin e Kazakistanit, atje ku do të përballet me Astanan në Ligën e Konferencës.

Ndeshja, e vlefshme për xhiron e katërt në Grupin C, do të zhvillohet të enjten, me fillim prej orës 16:30.

Ballkani në stadiumin “Astana Arena” do të përpiqet ta mposht Astanan për të mbetur në garë që të avancojë nga faza grupore.

“Skuadra të enjten e zhvillojmë duelin e katërt në Grupin C në UEFA Europa Conference League.” thuhet në njoftimin e Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat