Chelsea zgjedh pasuesin e Thiago Silvas

Futboll

Chelsea zgjedh pasuesin e Thiago Silvas

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:33
Thiago Silva

Skuadra e Chelsea ka niosur që tani të mendojë për zëvendësuesin e brazilianit Thiago Silva, që do të lërë londinezët në fund të këtij sezoni. 37-vjeçari mund t’i thotë fund karrierës së tij, ndaj dhe Chelsea po mendon për një zëvendësues të denjë.

Sipas “Sky Sports”, zëvendësuesi i tij do të jetë francezi Jean-Clair Todibo, që luan me Nisë në kampionatin e vendit të tij. 23-vjeçari konsiderohet si emri i duhur për të luajtur me Chelsea, një lojtari i ri por me përvojë edhe në arenën ndërkombëtare.

Këtë vit, Todibo debutoi edhe me kombëtaren e vendit të tij. Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2027 me Nisë dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro, një shumë që nuk përbën ndonjë problem të madh për Chelsea.

Londinezët kanë nisur që tani kontaktet me mbrojtësin, për të evituar ndonjë interesim të skuadrave të tjera “big” në Europë. Për dy sezone ai ka luajtur edhe me Barcelona, e më pas me Schalke e Benfica, para se të transferohej përfundimisht te Nisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat