Vendimet janë vendime

Futboll

Vendimet janë vendime

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 12:34
Pamje nga ndeshja

Tottenham pësoi dje humbjen e parë sezonale, teksa u mund 4-1 nga Chelsea, në një sfidë ku Spurs e mbyllën me 9 vetë. Dy lojtarë të skuadrës londineze dolën me të kuqe që në orën e pare të takimit, duke e bërë të pashmangshme humbjen edhe pse skuadra e Tottenham u përpoq shumë.

Duke folur për këtë humbje, trajneri Ange Postecoglou tha: “Vendimet janë vendime, ose i pranoni ose jo.

Nëse do të dalim dhe do të ankohemi për vendime të këqija çdo javë, ajo që do të ndodhë është ajo që ndodhi dje në fushë”.

“Në një moment, ne duhet të pranojmë vendimin e arbitrit.

Ky erozion i vazhdueshëm i autoritetit të gjyqtarëve, kjo është ajo që do të marrë loja: ata nuk do të kenë asnjë autoritet, ai do të zvogëlohet dhe ne do të jemi nën kontrollin e dikujt, duke parë një ekran televiziv”, tha më tej trajneri i Tottenham.

“U munduam të rivalizojmë e marrim më të mirën edhe me mungesat në fushë, por me 9 vetë ishte e pamundur.

Gjithsesi, ky rezultat nuk e hedh poshtë të gjithë punën e mirë që kemi bërë deri tani. E dinim që do të vinte kjo humbje, por nuk e prisnim që ngjarjet të rridhnin në këtë mënyrë”, tha Postecoglou.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat