Adem: Ndaj Rabotniçkit dalim maksimalisht të motivuar

Futboll

Adem: Ndaj Rabotniçkit dalim maksimalisht të motivuar

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:22
Adem

Pas fitores në kampionat kundër Vardarit, ekipi i Shkupit nuk kishte kohë fare për pushim, pasi të mërkurën e pret dueli i radhës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku për kundërshtarë e kanë ekipin e Rabotniçkit.

Për këtë përballje ka folur mesfushori Ali Adem, i cili mes tjerash ka thënë se duhet në fushë të zbatojnë urdhrat e trajnerit dhe të arrijmë kualifikimin në gjysmëfinale.

“Jemi përgatitur maksimalisht edhe për ndeshjen e kupës, ashtu sikurse kemi bërë deri më tani për ndeshjet tjera.

Sigurisht se vijmë pas një jave shumë të ngjeshur dhe të ngarkuar, pasi që në fundjavë na pret dhe një duel tjetër mjaft i rëndësishëm në Kratovë kundër Sileksit. Por ne kemi planet tona dhe futemi në këtë ndeshje për të marrë fitore.

Besoj se nëse zbatojmë urdhrat e trajnerit, nuk do të kemi asnjë problem ndaj Rabotniçkit, të cilët i fituam në kampionat. Kjo nuk do të thotë se e nënvlerësojmë kundërshtarin, por do të dalim në këtë ndeshje maksimalisht të motivuar”, ka thënë Adem.

Kujtojmë se ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të mërkurën në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen  Maxhari me fillim në ora 13:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Krunisllav Gjorgjiev nga Shtipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat