Dy titullarë të Tetovës rrezikojnë supersfidën e fundjavës

Futboll

Dy titullarë të Tetovës rrezikojnë supersfidën e fundjavës

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:26
Egnatia

Egnatia ka nisur përgatitjet për supersfidën që do të ketë me Partizanin në kuadër të javës së 13-të të “Abisnet Superiore”, e cila do të luhet të shtunën në orën 14:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

Në drejtimin e dyshes Tetova-Brahja, dje u stërvit i gjithë grupi i lojtarëve, ndërkohë përgatitje individuale zhvilluan Renato Malota dhe Fernando. Qendërmbrojtësi i rrogozhinasve ka marrë një goditje në kofshë në duelin me Erzenin dhe për të mos rrezikuar përballjen me Partizanin u stërvitet i veçuar.

Ndërkohë, braziliani Fernando vijon të ndiejë dhimbje në këmbën e djathtë dhe mjekët e klubit e panë të arsyeshme që mesfushori të stërvitej individualisht.

Si Malota, ashtu edhe Fernando priten të jenë gati për duelin e kreut që bardhe jeshilët do të kenë me Partizanin.

Mungesa e madhe për Egnatian sa i takon sfidës së fundjavës me “demat e kuq” është Abdurrahman Fangaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Erzenit. Alternativa e shkodranit te kryesuesit e kampionatit është Bledar Lila.

Peqinasi e nisi titullar kundër Skënderbeut dhe ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e shkuar për Egnatian. Rikthim i rëndësishëm është ai i mesfushorit Albano Aleksi, i cili ka shlyer pezullimin për kartonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat