Kampionati i futbollit amator 9×9 dhuron spektakël

Futboll

Kampionati i futbollit amator 9×9 dhuron spektakël

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:49
Pamje nga një ndeshje

Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania” ka mbyllur javën e pestë duke dhuruar shumë spektakël, me gola e emocione pa fund. 

Në grupin A, skuadra e IMMI ka marrë kryesimin e renditjes pas fitores me rezultatin minimal 1-0 ndaj Vatër. Vila–L regjistroi barazimin e parë në këtë sezon dhe humbi kryesimin. Megjithatë, skuadra e Vila – L ka një ndeshje të prapambetur dhe në rast triumfi mund të rimarrin kreun.

Më tej në grupin A, skuadrat e ATS, Raiffeisen Bank, Primo MFC, Barrikadat, Legjendat 9×9 dhe FB Passioni nuk gabuan në sfidat e tyre dhe morën tri pikët.

Në grupin B, Kastriotët dhe FC Dajti regjistruan fitoren e pestë radhazi dhe kryesojnë renditjen me pikë të barabarta 15-të, por Kastriotët qëndrojnë të parët falë golavarazhit më të mirë. Në sfidat e tjera të grupit,  skuadrat e Firends Team, Futura Dent, Ccbs, Albamer dhe Jata Market nuk gabuan dhe triumfuan kundër kundërshtarëve.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së pestë të kampionatit të futbollit amator 9×9:

Grupi A

Primo MFC – MD                               3-1

Panthers Shkodër – Vila-L               1-1

IMMI – Vatër                                       1-0

Barrikada – Ferraj Fc                        3-1

ATS – FC Luminesen                          1-0

Legjendat 9×9 –  Illyrian Eagles    4-3

Dymbëdhjeta – Raiffeisen Bank   1-2

Elso – FB Passion                               0-3

Grupi B

ANTIGONEAN  – Friends Team     1-2

Kastriotët – Roamel                          1-0

Futura Dent – FC Parku                   2-0

Ccbs – North Gate                             1-0

Albamer – Big-Bite                            3-1

FC Dajti – FC MUSA                           7-2

Gaia Triumph – Jata Market          1-2

FC Confucius – Ju Ar Plast              1-2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat