Al Khelaifi: E doja Donnarumma-n

Futboll

Al Khelaifi: E doja Donnarumma-n

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 15:04
Nasser Al Khelaifi

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka dhënë një intervistë për mediet italiane, në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Milanit që luhet sonte në “San Siro”, ku ka folur edhe për Gigio Donnarumma, duke iu rikthyer transferimit të portierit në Paris.

Ai theksoi se e kishin dëshiruar kalimin e Donnarummas te PSG-jë rreth 3 vite përpara se të ndodhte.

“Gigio është ndër portierët më të mirë në botë, ai është ende i ri, shumë profesionist, një person fantastik.

Kur nënshkroi për ne ai fitoi kampionatin Evropian me Italinë si lojtari më i mirë, një gjë e pabesueshme për një portier.

U përpoqa ta afronim dy ose tre vjet më pare seç erdhi.

Ajo që bëri me Milanin është e pabesueshme. Kam respekt të madh për të dhe për Milanin“-deklaroi Al Khelaifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat