​Sanchon e përjashtojnë nga WhatsAppi i United

Futboll

​Sanchon e përjashtojnë nga WhatsAppi i United

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 18:29
Jadon Sanchos

Karriera e Jadon Sanchos te Manchester Unitedi si duket veçse ka përfunduar.

Sancho po ka probleme me trajnerin Erik ten Hag, ku ky i fundit është ende duke pritur për një kërkim falje nga ylli anglez.

Por, Sancho nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga deklaratat e tij që Ten Hag e ka përdorur atë si justifikim për rezultatet negative këtë sezon, dhe nuk do të kërkojë falje.

Kjo gjë do t’i kushtojë Sanchos me largim nga klubi, dhe si duket kjo gjë mund të vjen në janar, respektivisht në merkaton dimërore.

Tani, siç bëhet e ditur nga gazetari Neil Curtis, Sancho është përjashtuar nga grupi i WhatsApp-it të Manchester United.

Sipas Curtis, Jadon nuk është më pjesë e grupit pasi ai do të largohet nga klubi në muajin janar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat