Iljazi në formë të lartë

Futboll

Iljazi në formë të lartë

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 19:35
Artan Iljazi

Futbollistët e FC Shkupi po vazhdojnë të shkëlqejnë në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.

Dhe, një prej yjeve kryesore të skuadrës është edhe portieri, Artan Iljazi, kapiten i FC  Shkupi.

Portieri kumanovar ka hiç më pak se tri ndeshje pa u mposhtur, dhe të tri këto ndeshje të vështira.

Së pari ishte ndeshja me Bregallnicën e Shtipit në Çair (1-0), më pas ishte edhe ndeshja ndaj Rabotnickin (3-0) ku ai mbeti i pamposhtur.

Dhe, të dielën ndaj Vardarit në duelin e madh të sezonit, kundër Vardarit 2:0, ai mbeti sërish i pamposhtur duke bërë disa intervenime shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat