Asllani është në rritje konstante

Futboll

Asllani është në rritje konstante

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:33
Asllani

Interi do tentojë të afrohet akoma dhe më shumë me kualifikimin përballë Salcburgun në sfidën e nesërme e vlefshme për raundin e katërt në grupe të Champions-it.

Tekniku zikaltër, Simone Inzagi u shpreh në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të bëjë më të mirën në fushë, teksa u ndal dhe te zgjedhjet e nesërme, ku titullar mund të jetë dhe Kristjan Asllani.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes së nesërme, gjithashtu e dimë që do të përballemi me një kundërshtar që e ka treguar vlerën e tij në “San Siro”. Është një skuadër fizike, e cila vrapon shumë, me lojtarë të shkëlqyer.

E dimë që mbrëmjen e nesërme, këtu në stadiumin e tyre ku ne kemi luajtur njëherë dhe e dimë atmosferën që krijohet nga tifozët, do të serviret një ndeshje e madhe nga Interi. Do të përballemi me një skuadër të respektuar, e cila ka bërë mirë në Europë.

Do të na duhet çdo gjë. Do të na duhet Interi më i mirë, e dimë rëndësinë e ndeshjes dhe do të përpiqemi që të bëjmë një paraqitje dinjitoze.

Bisek? Ai është një djalë që ka punuat qëkur ka ardhur këtu. Ai është një lojtar në rritje, i cili po tregon shenja të mrekullueshme në stërvitje dhe në minutat e fundit që ka pasur në dispozicion. Kemi pasur një problem në krahun e djathtë me Kuadradon dhe Pavardin. Dumfrisi këtë mëngjes arriti të stërvitej, edhe pse nuk është rikuperuar plotësisht.

Djaloshi është aty, por nuk e di nëse do të startojë nga minuta e parë. kemi opsionin e Bisek dhe opsionin De Vraj. Me Kuadradon të dëmtuar dhe më Dumfrisin me shumë mundësi jashtë, në atë rol mund të përshtatet dhe Darmiani.

Në mesfushë kam shumë zgjedhje. Fratezi padyshim do të jetë titullar, teksa kam dhe opsione të tjera për dy role. Asllani është në rritje konstante. Barela dhe Mkhitarjan janë shumë të rëndësishëm, gjithashtu është edhe Klasen, i cili më ka vënë në vështirësi pas çdo seance stërvitore qëkur ka ardhur. Do të vendos nesër, duke lënë të kuptohet që çdo gjë do të jetë në interes për më të mirën e Interit”, u shpreh Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat