Xavi pas humbjes nga Shakhtari: Kam punë për të bërë në stërvitje

Futboll

Xavi pas humbjes nga Shakhtari: Kam punë për të bërë në stërvitje

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:58
Xavi

Barcelona u shokua sot në stadiumin “Volksparkstadion” të Hamburgut, ku u mposht nga skuadra e Shakhtar Donetsk në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Danylo Sikan, i cili i siguroi fitoren 1:0 Shakhtarit duke shënuar në minutën e 40’.

Pas ndeshjes, Xavi nuk arriti ta fshehë nervozizmin e tij, ndërsa tha se ka punë për të bërë në stërvitje.

“Liga e Kampionëve kërkon nivelin tënd më të mirë të paraqitjes dhe ne sot nuk e prodhuam atë. Largohemi nga kjo ndeshje të nervozuar. Loja jonë nuk ishte e mirë sa duhet, ne nuk paraqitë atë se çka nevojitej. Tani ne duhet të pushojmë paksa dhe të rikthehemi te më e mira jonë, duhet të përmirësohemi. Asgjë se çka planifikuam nuk u bë, jemi të nervozuar për vetën. Qartazi kjo është një rikthim mbrapa”, tha Xavi.

“Kam punë për të bërë në stërvitje. Nuk jemi duke bërë presion sa duhet, nuk jemi duke u koncentruar sa duhet. Por nuk është koha për lojtarët që të humbin besimin. Është koha për ta rikthyer atë. Lojtarët duhet të tregojnë vetën e tyre”, tha më tej Xavi.

Barcelona u mposht sot 1:0 si mysafire e Shakhtar Donetsk. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat