Pepe shënon me Porto-n në Champions, ishi i Real Madrid vendos rekordin e veçantë

Futboll

Pepe shënon me Porto-n në Champions, ishi i Real Madrid vendos rekordin e veçantë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Pepe

Pepe vendosi mbrëmjen e së martës një rekord në Champions League.!

Mbrojtësi portugez gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 90+1’, në ndeshjen Porto-Antwerp, që u mbyll me rezultatin 2-0.

Faqja e statistikave “Opta” bën me dije se Pepe, 40 vjeç e 254 është bërë lojtari më i vjetër që arrin të shënojë në një ndeshje Championsi.

“Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, Pepe u bë lojtari i parë i moshës 40+ që shënon gol në UEFA Champions League”-shkruhet në postimin e “Opta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat