Bonucci: Dua ta mbyll karrierën në Euro 2024 me fanellën e kombëtares

Futboll

Bonucci: Dua ta mbyll karrierën në Euro 2024 me fanellën e kombëtares

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 12:43
Leonardo Bonuçi

Mbrojtësi 38-vjeçar Leonardo Bonucci rikthehet në Itali, këtë herë për të luajtur kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

Pasi u largua me shumë zhurmë nga Juventusi, lojtari u transferua në Gjermani tek Union Berlin dhe shpreson të ndihmojë skuadrën në një fitore jashtë fushe.

“Të rikthehesh në Itali është gjithnjë e bukur, ashtu sikurse është bukur të luash në një stadium si ai i Napoli. Ndonjëherë kam nostalgji, pasi në italianët jemi të lidhur me tokën tonë. Vendosa të provoj këtë përvojë duke menduar për të ardhmen, duke u hapur ndaj kulturave të reja”, tha Bonucci .

“Këtu gjeta një mënyrë ndryshe të te jetuarit me futboll dhe do të vazhdoj në këtë zgjedhje. Nuk mendoj se do ta mbyll karrierën në Gjermani, pasi ky duhet të jetë sezoni im i fundit. Shpresoj ta mbyll duke veshur fanellën e Italisë në Europian”, tha Bonuçi.

“Tani jam i përqendruar tek Union Berlin, teksa po vuajmë disi në kampionat, por ka shumë entuziazëm. Jam në një ekip ku tifozët janë pranë skuadrës dhe ndihen shumë. Është një përvojë e bukur, por duhet të ndryshojmë trend dhe të punojmë për të fituar sa më shumë”, u shpreh mbrojtësi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat