Lampard: Chelsea e bllokoi transferimin e Bellinghamit

Futboll

Lampard: Chelsea e bllokoi transferimin e Bellinghamit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:31
Lampard

Trajneri Frank Lampard thotë se e donte mesfushorin Jude Bellingham, por Chelsea refuzoi të paguante 20 milionë euro.

Anglezi është mesfushori më në formë për momentin, ku ka shënuar 55 për qind të golave të Real Madridit në këtë sezon.

Sidoqoftë, situata mund të ishte komplet ndryshe pasi Lampard tregoi se kur ishte në kreun e “Bluve” për herë të parë kërkoi nënshkrimin me Bellinghamin.

“Kur po menaxhoja Chelsean, isha i dëshpëruar për ta transferuar Jude Bellinghamin .

Por, nuk mund t’i bindja ata lartë... ideja që të paguanin 20 milionë funte për dikë të moshës së tij”, tha Lampard.

Bëhet fjalë për vitin 2020, kur Bellingham zgjodhi të largohet nga Birmingham City për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit ani pse Manchester Unitedi gjithashtu ishte në garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat