Garcia kërkon përkrahjen e tifozëve në ‘Diego Maradona’

Futboll

Garcia kërkon përkrahjen e tifozëve në ‘Diego Maradona’

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:33
Garcia

Trajneri i Napolit, Rudi Garcia beson se skuadra e tij nesër mbrëma do të ketë paraqitje të mirë në duel me Union Berlin-in.

“Napolitanët” dhe skuadra gjermane do të ndeshen në “Diego Maradona” në kuadër të xhiros së katërt të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

“Nesër duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që ‘Maradona’ të bëhet sërish një pikë e fortë për ne. Tifozët kanë qenë gjithmonë fantastike, shpresojmë se do të na ndihmojnë të fitojmë nesër dhe jo vetëm nesër”, ka thënë Garcia.

Sipas tij, çdo ndeshje në Ligën e Kampionëve është e vështirë.

 “Asnjë ndeshje nuk është e lehtë, sepse është Liga e Kampionëve. Kundërshtari nuk është në një moment të mirë, por kur takohesh me një nga skuadrat në pesë ligat kryesore që është kualifikuar në Champions, kjo do të thotë se nuk do të luani ndaj një skuadre të vogël. Presim një ndeshje të vështirë. Nëse bëjmë lojë kolektive ne do të fitojmë”, ka theksuar trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë.

Aktualisht Napoli renditet e dyta në grup gjashtë pikë, tri me pak se lideri i tabelës, Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat