City zgjedh pasardhësin e Pep?

Futboll

City zgjedh pasardhësin e Pep?

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:44
Guardiola

Girona është një nga surprizat e këtij sezoni.

Klubi modest është në krye të La Liga-s dhe po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Michel.

Duke folur në Cadena SER, gazetari Bruno Alemany tha: “Kjo do të thotë se disa lojtarë dhe trajneri së shpejti do të largohen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Michel është një trajner i madh dhe i përmirëson lojtarët në një mënyrë që të tjerët nuk janë të aftë.

“Për momentin Michel ka bërë më mirë se Xavi. Nëse Guardiola në qershor do të thoshte ‘nuk vazhdoj më’… Manchester City do të konsideronte Michel, me siguri”.

Sique Rodriguez gjithashtu tha në emision: “Ne intervistuam Ferrán Sorianon në SER dhe ai na tha se Michel ishte një trajner shumë, shumë i vlerësuar brenda grupit të Cityt”.

Dhe Santi Gimenez deklaroi: “Dhe duket se Guardiola dhe Michel janë shumë miq. Ata u takuan një ditë, patën një nga vaktet e Pepit si ai me Bielsan. Folën për rreth një orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat