Daja: Ndaj Astana do të jetë e vështirë

Futboll

Daja: Ndaj Astana do të jetë e vështirë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:15
Daja - djathtas

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku kanë folur sot për mediat para ndeshjes së nesërme në Conference League kundër Astana, sfidë e cila fillon në orën 16:30.

Daja është shprehur se ditën e nesërme pret një ndeshje shumë të vështirë, por Ballkani do të luajë vetëm për fitore. Po ashtu, trajneri i kampionëve të Kosovës tha se ka përgatitur ekipin që lojtarët të hyjnë në fushë vetëm me mentalitet fituesi.

Të njëjtin mendim ndau edhe Potoku, i cili theksoi gjithashtu se ndeshja do të jetë tepër e vështirë në Kazakistan.

“Astana ka më shumë eksperiencë në kompeticionet Europiane, ka qenë në grupet e Championsit, ka qenë në Europa League, ne jemi për herë të dytë në grupet e Conference League.

Në transfertë e kemi më të vështirë, Astana ka edhe mbështetjen e tifozëve. Ne presim ndeshje të vështirë nesër, por që nuk kemi ardhur të dorëzuar, përtej vështirësive ne do të luajmë për gjithçka, do kërkojmë maksimumin.

Nuk është problem fusha artificiale, edhe ne luajmë në një të tillë në Kosovë. Ne duam të jemi fitues, por që është ndeshje e vështirë sepse Astana ka ekip goxha të mirë.

Unë i kam përgatitur lojtarët që nesër të fitojnë ndeshjen, mentalitet fituesi do të ketë në sytë e tyre”, është shprehur Ilir Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat