Real Madrid aktivizion planin B, Musiala vëzhgohet nga “Los Blancos”

Futboll

Real Madrid aktivizion planin B, Musiala vëzhgohet nga “Los Blancos”

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:19
Musiala

Real Madrid ndodshta nuk është në gjendje të transferojë francezin Kylian Mbappe, kështu që do të konsiderojnë nënshkrimin e gjermanit Jamal Musiala, talentin e ri që aktivizohet për Bayern Munich.

Siç konfirmohet në orët e fundit nga “Sport Bild”, klubi spanjoll është duke e vëzhguar me vëmendje maksimale lojtarin e talentuar gjerman, gjithmonë nëse operacioni Mbappe dështon.

Edhe pse para pak ditësh Real Madrid tha zyrtarisht që nuk është në negociata me Mbappe, përsëri mendohet se “Los Blancos” nuk kanë hequr dorë nga sulmuesi francez.

Megjithatë, plani B është Jamal Musiala, një nga talentët më premtues të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat