Dybala tregon marrëdhënien me Mourinhon

Futboll

Dybala tregon marrëdhënien me Mourinhon

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:31
Dybala

Përtej dëmtimeve të vazhdueshme, Paulo Dybala po kalon një moment të shkëlqyer në Romë nën drejtimin e José Mourinhos. Argjentinasi është lideri i kryeqytetasve dhe adhurohet nga të gjithë tifozët. Për më tepër, këtë vit ai ndan përgjegjësitë sulmuese me Lukakun me dëshirën për të bërë gjëra të mëdha.

“La Joya” ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për marrëdhënien me Mourinhon.

Gjendja fizike: “Fatmirësisht kam punuar shumë. Kam pasur një dëmtim që më ka shkaktuar dhimbje. Por kam arritur të shërohem shpejt, jam ndier shumë mirë në lojë.

Kam pasur një problem të ngjashëm kur isha tek Juvja, pata të njëjtat dhimbje. Më pas me trajtimet dhe punën specifike u shërova shpejt”.

Telefonata e Mourinhos pas fitores së Botërorit: “Kur mbaroi ndeshja kundër Francës, isha në dhomë për të bërë testin antidoping, shkoj në dhomat e zhveshjes, marr telefonin për të folur me familjen time dhe shoh 5 telefonata të humbura nga Mourinho. Mendoj se e telefonova para se të flisja me nënën time.

Ai ishte shumë i lumtur sepse i do argjentinasit. Ai gjithmonë më tregon gjëra të mrekullueshme për Di Marían dhe Messin gjithashtu, i do shumë ata. Ka dashuri të madhe për të gjithë argjentinasit.”

Për Messin: “Messi është lojtari më i mirë në histori, por për shumëkush kishte nevojë të fitonte Kupën e Botës, tani që e fitoi thonë se nuk e meritonte Topin e Artë.

Është shumë kontradiktore. Për atë që Messi ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij, është e vështirë të mos i japësh Topin e Artë. Ai luan një futboll të ndryshëm dhe këtë e ka bërë për shumë vite.

Sigurisht që mund të ketë shumë preferenca, por në vitin e Kupës së Botës ishte e pamundur të mos ia jepje Messit, është turneu më i rëndësishëm në botë dhe është normale që ndodh kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat