Guardiola bën Juventus-in të ëndërrojë

Futboll

Guardiola bën Juventus-in të ëndërrojë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:42
Guardiola

Juventus aktualisht është në vendin e dytë në kampionatin italian dhe po mban ritmin me Interin kryesues.

Ndërkohë, klubi po planifikon merkaton e janarit për të vazhduar me këtë ritëm.

Klubi i Juventusit në veçanti dëshiron të ndërhyjë në mesfushë, pasi humbi Pogba dhe Fagioli. Një nga lojtarët në shënjestrën e Giuntolit është Kalvin Phillips.

Në fakt, lojtari anglez po gjen pak hapësirë tenë Manchester City dhe do të donte të luante më shumë.

Pep Guardiola foli pikërisht për këtë çështje në konferencën për shtyp.

“Kalvini është i jashtëzakonshëm në shumë gjëra. Ai nuk luan sepse Rodri është një lojtar kyç për ne.

“Ai kurrë nuk bën asgjë kundër shokëve të tij të skuadrës që luajnë, as nuk ankohet. Do të doja t’i jepja sa më shumë minuta të jetë e mundur.”

Fjalë këto që bëjnë të shpresojnë Juventus-in, që mund të bëjë një tentativë për ta marrë lojtarin në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat