Mbrojtësi portugez i rrëmben rekordin prestigjioz legjendës së Romës

Futboll

Mbrojtësi portugez i rrëmben rekordin prestigjioz legjendës së Romës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 16:52
Pepe

Francesco Totti, gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, ka arritur shumë rekorde, që tregojnë madhështinë e tij dhe faktin se ai ishte lojtari më i madh në të gjithë historinë e Romës.

Megjithatë, një rekord shumë e rëndësishme tani duhet të fshihet nga lista e të dhënave të tij personale. Ka qenë portugezi Pepe ai që ia ka hequr gjatë ndeshjen Porto-Antwerp, ndeshje e fazës së grupeve të Champions League.

Ndër rekordet që mbante Francesco Totti ishte edhe ai i golashënuesit më të vjetër në të gjithë historinë e Champions League.

Trajneri i “Seleçaos”, për mungesën e Neymarit: Humbje për futbollin brazilian, është gjeni

Një rekord i vendosur më 25 nëntor 2014, kur, në moshën 38 vjeç e 59 ditë, ai shënoi në një ndeshje të kompeticionit më të lartë kontinental të luajtur me Romën e tij kundër CSKA Moskës.

E pra, në minutën e 91-të të Porto-Antwerp, Pepe arriti të bëjë të tijin rekordin, duke gjetur rrugën e rrjetës 40 vjeç e 254 ditë.

Javët e fundit, gjatë ndeshjes së luajtur në fushën e Antwerpit, Pepe kishte vendosur një tjetër rekord historik.

Në fakt, në moshën 40 vjeç e 242 ditë, ai ishte bërë lojtari më i vjetër në fushë që kishte luajtur ndonjëherë një ndeshje të Championsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat