Inzaghi vlerëson kundërshtarin, Struber nuk dorëzohet për kualifikimin

Futboll

Inzaghi vlerëson kundërshtarin, Struber nuk dorëzohet për kualifikimin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:24
Inzaghi

Sot duke filluar nga ora 21:00, Inter do të udhëtojë në Austri për të sfiduar Salzburgun, përballje e vlefshme për raundin e katërt të grupeve të UEFA Champions League.

Në prag të përballjes kanë folur dy trajnerët. Për Simone Inzaghin misioni i Interit është i qartë.

“Ne e dimë rëndësinë e ndeshjes, do të na duhet një ndeshje e madhe. Kemi përballë një skuadër shumë të respektuar, e cila gjithmonë ka bërë mirë në Europë”. Salzburgu është një ekip fizik, që vrapon shumë, me lojtarë të shkëlqyer.

E dimë që, këtu në stadiumin e tyre, kemi luajtur dhe njohim ngrohtësinë e tifozëve, do të duhet një ndeshje e shkëlqyer e Interit.

Pasi përfundoi i mundur në Milano në ndeshjen e parë, pavarësisht nga një ndeshje cilësore, Salzburgu nuk pritet të dorëzohet lehtë. Austriakët janë të bindur se mund të bëjnë dicka, këtë e thekson trajneri Gerhard Shtrubar.

“Ne kemi nevojë për fitoren, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar që të mos pësojmë gola. Ndeshja zgjat 90 minuta dhe duhet të kemi një strategji të përgjithshme. Do të duhet gjithashtu të jemi të përqendruar dhe nuk duhet të lejojmë hapësira.

Do të jetë e rëndësishme të mos u jepet kohë dhe hapësirë lojtarëve të tyre cilësorë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat