Deklarata e Granit Xhakës, që habit të gjithë 

Futboll

Deklarata e Granit Xhakës, që habit të gjithë 

Nga: K. Goca Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:51
Granit Xhaka

Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka, flet për anën e tij emocionale.

Kthimi në Gjermani shkaktoi lot për kapitenin e kombëtares zvicerane, - shkruan mediumi zviceran “20min”. 

“Granit Xhaka befason me deklarata emocionuese në televizionin e klubit të Leverkusenit.

Granit Xhaka aktualisht po luan ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij me Bayer Leverkusenin. 

Pas dhjetë ditësh ndeshjesh, Bayer Leverkusen është në krye të Bundesligës dhe gjithashtu pati tre fitore në tre ndeshje në Europa League.

Vetëm Alejandro Grimaldo dhe Edmond Tapsoba kanë luajtur deri më tani më shumë minuta se sa i sapoardhuri zviceran gjatë  verës”, shkruan më tej.

Mesfushori pyetet nëse ka qarë ndonjëherë nga gëzimi. “Në çdo rast. Unë jam një person shumë emocionues.

Më pëlqen të qaj dhe nuk më vjen turp për këtë”, thotë Xhaka.

Edhe kur përfundoi transferimi në Leverkusen, unë qava sepse me të vërtetë doja të kthehesha në Gjermani”.

Banori i Baselit ka dhënë një përgjigje emocionale edhe në pyetjen se kush ishte heroi i tij personal: “Babai im është heroi im.

Në Kosovë ka mbajtur tre vjet e gjysmë burg si i burgosur politik.

Para luftës ai u largua në Zvicër.

Ai u sakrifikua për ne dhe la pas pjesën tjetër të familjes. Ai e hodhi këtë hap sepse donte një të ardhme më të mirë për ne”, tha Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat