Costacurta, kundër kthimit të Ibrës

Futboll

Costacurta, kundër kthimit të Ibrës

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:49
Costacurta

Ka një pritshmëri të madhe për kthimin e Zlatan Ibrahimovic te Milani. Ish-futbollisti bëri të ditur në rrjetet sociale se nuk ka mbetur shumë kohë për këtë, me një mesazh në rrjetet sociale me vetëm disa rrokje, por shumë të ngjashme me një numërim mbrapsht (“tik-tak, tik-tak”).

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë roli i Zlatan në klubin kuqezi, teksa në orët e fundit është folur për një pozicion qendror, si pikë referimi për pronarët dhe zonën sportive. Një rol i gjerë dhe jokonvencional, i panjohur deri më tani në Itali. Të hënën ka pasur një takim të suedezit me Gerry Cardinale, i cili ka përcaktuar detajet përfundimtare.

Alessandro Costacurta komentoi për “Sky Sport” mbi zgjedhjen e kuqezinjve për ta mirëpritur sërish ish-sulmuesin, tashmë në strukturat menaxhuese: “Unë nuk mendoj se rikthimi i Ibrahimoviç do ta ndihmojë Milanin të kthehet në nivele të larta në Evropë. Kur vijnë personalitete të tilla do të thotë se ke pak besim te trajneri, nuk është gjë e mirë kështu.

Nuk e kam idenë se çfarë mund të bëjë ai te Milani”.

Giorgio Furlani, CEO i Milanit, gjithashtu foli për këtë çështje në “Mediaset”, para Milan-PSG: “Ibrahimovic? Ekziston kjo mundësi. Ibra ishte një kampion i madh i fushës dhe unë do të isha i lumtur të punoja me të”.

Disa e kanë krahasuar përfshirjen e Ibrahimovic në projektet e “Red Bird” me atë të LeBron James, partnerit të gjatë të biznesit të Cardinale. Në praktikë, roli i Zlatanit do të ishte ai i emëruesit të përbashkët mes skuadrës, trajnerit dhe klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat