Sahiti protagonist me asist në fitoren e Hajdukut

Futboll

Sahiti protagonist me asist në fitoren e Hajdukut

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:33
Hajduku

Emir Sahiti protagonist në fitoren e Hajdukut të Splitit. 

Një ndër skuadrat më popullore në Kroaci, ka si objektiv këtë sezon fitimin e titullit kampion. Trofe që tifozëve u mungon prej vitit 2005.

Hajduku triumfoi 0:1 përballë Osijekut të Zoran Zekiq, duke siguruar tri pikë të arta në një transfertë të komplikuar.

Marko Livaja realizoi golin që vendosi ndeshjen në minutën e 42’. Kapiteni mori një asist nga Sahiti dhe mposhti portierin kundërshtar.

Ky ishte asisti i parë sezonal në HNL për 24-vjeçarin e përfaqësueses së Kosovës, i cili numëron edhe 2 gola të shënuar.

Hajduku kryeson kampionatin kroat me 30 pikë, por ka luajtur një ndeshje më shumë se Rijeka ndjekëse, që ka tri pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat