Shqipëria fiton testin e parë me Malin e Zi

Futboll

Shqipëria fiton testin e parë me Malin e Zi

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:33
Shqipëria

Është luajtur sot miqësorja e parë në futsall mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndeshje që përfundoi me fitoren 3:2 të kuqezinjve. Ndeshja e luajtur në pallatin “Feti Borova” në Tiranë ka qenë e bukur dhe plot me gola dhe emocione, teksa kombëtarja shqiptare ka arritur të triumfojë përveçse u testuan shumë lojtarë të rinj.

Trajneri Erind Resuli hodhi në fushë fillimisht këtë formacion: Cristiano Cardosa, Halim Selmanaj, Roald Halimi, Darrier Soares De Melo dhe Arbër Shkodra.

Malazezët e nisin më mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh me golin e shënuar nga Goran Davidovic, por kuqezinjtë reagojnë shumë shpejt me anë të Halim Selmanajt, i cili baraspeshon shifrat në 1-1.

Gjithsesi, malazezët arrijnë të kalojnë sërish në avantazh me një gol të Nikola Vidakovic, që çon shifrat në 2-1 për miqtë. Është sërish Selmanaj i cili mendon të zgjidhë situatën duke barazuar me një gol të bukur rezultatin në 2-2, ndërkohë  që në fund është Darrier Soares De Melo ai që vulos me golin e tij fitoren e Shqipërisë me rezultatin 3-2.

Gjatë ndeshje u aktivizuan edhe lojtarët Valdrin Mjeku, Drilon Haxhijaj, Ermir Kryeziu, Endrit Kaca, Arif Limani, Fatlum Pishtani, Jetmir Gashi, Azdren Gashi, Flamur Tahiri dhe Artan Jonuzi.

Ndërkaq, Shqipëria dhe Mali i Zi do të luajnë një tjetër ndeshje miqësore të enjten po në sallën “Feti Borova” me sfidën që nis në ora 17:00.

Kuqezinjtë e Erind Resulit zhvilluan dy takime ndaj Malit të Zi edhe në muajin qershor të këtij viti, ndeshje këto që janë shumë të rëndësishme pasi i japin mundësi stafit teknik të vëzhgojnë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe gjithashtu mundësinë për të provuar lojtarë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat