Dy ndeshje larg Europianit, FSHF publikon programin e Kombëtares

Futboll

Dy ndeshje larg Europianit, FSHF publikon programin e Kombëtares

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Programi

Edhe 9 ditë kanë ngelur nga rikthimi në fushë e Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë ditën e sotme, FSHF përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar programin e kuqezinjve, para dy sfidave të fundit eliminatore të EURO 2024, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. 

Në datën 10 nëntor në orën 12:00 do publikohet lista e Kombëtares për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Më 11 nëntor, ora 11:00 trajneri i kuqezinjve, Silvinjo do dalë në një deklaratë për mediat. 

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria do të zbresë në fushë në datat 17 nëntor dhe 20 ku do të përballet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat